Është zgjeruar me rreth 300 hektarë sipërfaqja e tokave të përmbytura në territorin e bashkisë Shkdoër, duke arritur në vlerën e mbi 3000 hekatarë tokë nën pushtetin e ujit. Nga monitorimi periodik në terren situata e përmbytjeve në terren paraqitete serioze. Hidrometri në Dajç, shënon kuotën 6.60 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës,shënon kuotën 8.87 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 5cm. Hidrometri i lumit Drin,shënon kuotën 7.20m.
Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm. Lumit Kir ka prurje të shumta. Në nëjsinë Ana e Malit, sipërfaqja e tokave të përmbytura vlerësohet me më shumë se 1200 hektarë. Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta.
Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre deri në 60cm. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë. Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe. Në njësinë administrative Dajç, siëprfaqja e tokave nujqësore të përmbytura arrin në 1300 hektarë.
Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darragjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm. 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan. Ndëras në njësinë administrative Bërdicë, ka patur sërish një përkeqësim të gjendjes, ku konfirmohen rreth 200 hektarë tokë. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Në njësinë Velipojë gjithashtu është zgjeruar sipërfaqja e tokave nën ujë, konkretisht në 110 hektarë. Duke marrë shkas nga përkeqësimi I situatës së krijuar nga përmbytjet, bashkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore lokale. Gjithashtu, një nga kërkesat kryesore mbetet mbështetja me 500 ton bazë ushqimore për gjënë e gjallë në njësitë Ana e Malit, Dajç dhe Rrethina.