Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë mes drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, dhe drejtorit të Shoqatës, Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi.

“…është ndër marrëveshjet më të rëndësishme, pasi u hapë rrugën të dyja vendeve për lëvizje të lirë…Kjo marrëveshje është përmendur që 20 vite dhe sot po e finalizojmë”, -tha Mazreku.

Qytetarët e Kosovës nga 1 korriku nuk do ta paguajnë sigurimin në vlerë prej 15 euro kur shkojnë në Mal të Zi, pas kësaj marrëveshjeje.

Artikulli paraprakDEL REZULTATI I TESTIT TË MATEMATIKËS, KUSHI: 1,820 MATURANTË KANË MARRË NOTËN 10
Artikulli tjetërASNJË VIKTIMË NË 24 ORËT E FUNDIT, 7 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË KOSOVË