Pas zjarrit te rene ne nenstacionin e Draçinit dhe 4 kabinat elektrike, ka reaguar PD Shkoder. Anetarja e kryesise, Izmira Ulqinaku ka kerkuar qe OSHEE te mbaje pergjegjesi per demet e shkaktuara.

Te nderuar bashkeqytetar te Shkodres,

Gjysma e Bashkise Shkoder ndodhet sot ne erresire te plote, pa energji elektrike.
Mijera qytetare, pleq, femije, te semure, ne keto dite te ftohta dimri, jane ne veshtiresi duke mos patur vemendjen e Instancave shteterore.
Sot qe ne oren 11:30 nënstacioni i Draçinit dhe 4 kabina elektrike në disa lagje të qytetit janë përfshirë nga zjarret.
Ky dem madhor ekonomik e psikologjik per familjet shkodrane, vjen si pasoje e vjedhjeve dhe keqmenaxhimit nga Qeveria e Edi Rames.
Oshee Shkoder pergjate viteve te fundit ka patur ne vemendje punesimin e sa me shume patronazhisteve, te cilet nuk jane profesioniste, madje nuk paraqiten asnje dite ne pune. Mungesa e theksuar e stafit te kualifikuar ka lene mangesi ne kontrollet periodike te kabinave dhe nenstacioneve.
Perhere Drejtoria e Oshee ka shperndare urdher per kontrolle vjetore te nenstacioneve duke i pastruar dhe zevendesuar pjeset e amortizuara.
Kjo gje nuk ka ndodhur, prandaj sot kane shperthyer flaket nga 4 anet e Shkodres.
Vitet e fundit kjo drejtori eshte perqendruar ne vjedhje tenderash, shkarkime nga detyra te profesionisteve dhe punesime partiake.

I bej thirrje Drejtorit te oshee shkoder, te kerkoje ndihme ne drejtorite e tjera rajonale, per te asistuar ne riparimin e menjerhershem demit. Qytetaret te cilet e paguajne me shtrenjte se te gjitha vendet e rajonit energjine elektrike, kerkojne zgjidhje.
Dikush duhet te mbaje pergjegjesi, dhe keto jane eproret e etur per pushtet e para.

Izmira Ulqinaku, antare kryesie

Artikulli paraprakBECI: SHKODRES I RIKTHEHET ENERGJIA, OSHEE RIPAROI DEMET
Artikulli tjetërPËR BEQARËT, MUNDËSI PËR TAKIME TË REJA…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT