Nëntë persona, 8 burra dhe një grua, janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe po hetohen në Britaninë e Madhe si emigrantë të paligjshëm.

Mediat britanike raportojnë se 9 personat u gjetën në një gomone që u nis nga kanali i La Manshit, ndërsa u gjetën në afërsi të portit Sovereign. Roja bregdetare gjeti gomonen me 9 pjesëtarë në bord, pasi u raportua zhdukja e saj pasi la Bolougne në Francë.

Mediat raportojnë se dyshohet se emigrantët janë nisur nga Shqipëria drejt Francës me destinacion Britaninë e Madhe, ku kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në rrugë detare.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJË GREK DHE NJË SHQIPTAR, FUTËN NË GREQI TË 75 KG KANABIS
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK, HUMB JETËN 48 VJECARI