116 vjet më parë, do të mbahej Kongresi I Manastirit, në qytetin me të njëjtin emër për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, për historinë dhe kulturën shqiptare, nxënësit e shkollës së mesme “Oso Kuka” në Shkodër zhvilluan një aktivitet të titulluar “Nëpër gjurmët e Alfabetit”.
Përmes aktivitetit “Nëpër gjurmët e alfabetit” nxënësit e shkollës “Oso Kuka” dhanë mesazhin e vlerësimit më të madh të gjuhës shqipe dhe përdorimin e saktë të gjuhës shqipe, e cila vitet e fundit ka filluar të pësojë deformime të vazhdueshme.