Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka njoftuar se nga 4 Maji do të nisë plani i “fazës së dytë”. Moto që kryeministri Italian ka zgjedhur është “Nëse e do Italinë, ruaj distancën”. Për Conten shumë e rëndësishme do të jetë sjellja e çdo qytetari, ku nuk duhet që të ketë afrime dhe duhet ruajtur distanca me 1 metër larg njëri-tjetrit. Të gjitha prefekturat duhet që të raportojnë kurbën e të prekurve dhe gadishmërinë e shërbimit shëndetsor.

Nëse do të shohim situata të vështira ka theksuar Conte, mund të ndërhyjmë, me qëllim që mos të kemi situata që dalin jashte kontrollit. Kryeministri Conte thekson se nga 18 Maji do të ketë një protokoll sigurie ku mendohet që të hapen dhe muzetë, galeritë dhe stërvitja e skuadrave, ku duhet të ruhet një distancë prej 2 metrash.

Nga ana tjetër shefi I ekzekutivit italian ka njoftuar se data 1 Qershor do të jetë dita kur dëshira është për hapjen e lokaleve dhe restoranteve, berberëve, qëndrave estetike dhe parukerive, ndërsa nga 4 Maji restorantet mund të kenë mundësinë për të shërbyer ushqim vetëm me transport për në shtëpi dhe duke respektuar distancën e sigurisë.

Nga 4 Maji do tw lejohen ceremonitw funerale me maksimum 15 persona, por ato nuk do te zhvillohen ne kisha. Përsa I përket plazheve ka një program për hapjen e tyre. Përsa I përket çmimit të maskave kryeministri italian Conte ka deklaruar se çmimi i maskave do të jetë 0.50 cent.

Artikulli paraprakPOLICIA BRITANIKE PUBLIKON FOTOT: NJË SHQIPTAR, MES MË TË KËRKUARVE NË LONDRËN JUGORE
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – 27.04.2020