Përdoruesit e “Whatsapp”, kohët e fundit kanë filluar të marrin mesazhe të cilat kërkojnë prej tyre një tarifë për përdorimin e aplikacionit.

Mesazhet e rreme shkruajnë se koha për të përdorur “Whatspp-in” falas ka mbaruar dhe nëse dëshirojnë të vazhdojnë përdorimin e tij duhet të paguajnë disa para, dhe në mesazh bashkangjitet edhe një link. Këto mesazhe dyshohet se dërgohen nga hackera të cilët vjedhin të dhënt tuaja bankare, që më pas t’i përdorin ato për përvetësime personale. “Whatsapp” deklron se ky aplikacion është dhe do të jetë gjithmonë falas. Nëse ky mesazh ju vjen në cellular, duhet që ta fshini menjëherë, pasi ka rrezik që t’ju fusë viruse në telefonin tuaj.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, E ENJTE 1 QERSHOR 2017
Artikulli tjetërZORAN ZAEV KRYEMINISTËR I MAQEDONISË