Tregtarët e markatës së mishit në tregun e Rusit do t’i drejtohen grevës së urisë si formën përfundimtare për të zgjidhur problemin e tyre. Këtë të enjte, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi të gjitha dyqanet e tregtimit të mishit.

Paraditen e së premtes një grup tregtarësh janë përpjekur të takohen me kryetaren e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Megjithatë, kjo e fundit ka pranuar të takohen pasdite në orën 16:00. Nëse nuk i jepet zgjidhje ata pretendojnë t’i drejtohen grevës së urisë në ambjentet e tregut, tashmë të kyçur. Ndërkohë, situata një ditë pas mbylljes është e qetë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përmes një aksioni të shoqëruar nga efektivët e policisë bllokuan të gjitha dyqanet pa një paralajmërim paraprak për tregtarët. Tregtarët, jashtë kamerave bëjnë me dije se janë të gatshëm të investojnë vetë financiarisht në ndërtimin e dyqaneve të tyre sipas standardeve më të mira, megjithatë nuk janë lejuar.

Artikulli paraprak“AVOKATI I POPULLIT” PËRBALLE SFIDAVE
Artikulli tjetërPROBLEMET E ARTIZANËVE TË SHKODRËS