Italianët kanë votuar kryeministrin Rama në sondazhin e fundit të realizuar nga Report Tv dhe “MG Research”, ku rradhiteshin liderët botërorë.
Në sondazhin e bërë në Itali, 62.8% e italianëve kanë votuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, i dyti është Vladimir Putin me 52.8%, i treti Presidenti francez Macron me 41.6, Donald Trump renditet i nënti, Merkel e 12-ta, ndërsa Presidentja e KE-së e 13-ta.
95.6% e qytetarëve italianë janë shprehur se kanë ndryshuar mendim për shqiptarët pas dërgimit të 30 mjekëve në Itali.
Baldassari referuar vlerësimit të italianëve për kryeministrin Rama gjatë prezantimit të sondazhit bëri një batutë: “Nëse nuk e doni ju na e jepni ne kryeministrin Edi Rama. Rama bashkon dy shpirtra, të lartë kulturor dhe praktik. Në Itali kemi të vështirë t’i gjejmë këto te një lider në Itali. Kultura dhe komunikimi i butë, që kishte Prodi dhe italianët e vlerësonin, por janë të tërhequr nga liderët e fortë si Salvini”.