Një emocion i rrallë do të përshkojë mbrëmjen e nesërme shqiptarët anë e mbanë botës, të cilët do të ‘gozhdohen’ para ekranit për të ndjekur finalen e madhe të “Eurosong 2018’, pasi në skenë do të ngjiten tre shqiptarë, si rrallëherë më parë.

Finalja e madhe e këtij eventi mjaft të rëndësishëm të këngës do të mbahet mbrëmjen të shtunës në Lisbonë të Portugalisë,

ku i pari nga shqiptarët që do të ngjitet në skenë është Eugent Bushpepa. Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ dhe do të performojë i 12 në radhë me këngën ‘Mall’.

Pas tij, e 25 në radhë do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron.

Ndërsa i fundit do të ngjitet në skenë shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë së bashku me Fabrizio Moro, ndërsa do të mbyllë dhe garën.

Kjo bën që shqiptarët të kenë më shumë shpresa për të festuar mbrëmjen e nesërme, pasi urojmë që njëri prej tre shqiptarëve të fitojë çmimin e madh.

Artikulli paraprakPLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË VAU DEJËS, POLICIA JEP DETAJE PËR NGJARJEN