Ditën e nesërme do të mblidhet jashtë radhe seanca parlamentare për të votuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Seanca do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:00, kur edhe përfundon afati për dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt.

Ndërkohë burime nga grupi parlamentar i PS bëjnë të ditur se Sander Lleshi është emëruar zëvendësministër i Brendshëm.

Fatmir Xhafaj u shkarkua të shtunën e kaluar nga kryeministri Rama,i cili propozoi Sandër Lleshin si emër të ri, por që nuk u dekretua nga Presidenti Ilir Meta.

Ditën e djeshme me kërkesë kreut të qeverisë, pati një takim mes Ramës dhe Metës, të cilët për më shumë se 90 minuta diskutuan kokë më kokë për këtë çështje.

Presidenca nuk ka komunikuar me mediat, ndërsa kryeministria u mjaftua me një informacion të shkurtër.

“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm”

Kryemisnitri dhe kreu i shtetit, duket se I kan lënë të hapur kanalet e komunikimit.

“Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”.

Artikulli paraprakISHULLI I ZAKINTHOS ZHVENDOSET ME 3 CM
Artikulli tjetërNUK MBARON ME KAQ”, ÇFARË PO PARALAJMËRON RAMA PAS MBLEDHJES SË GRUPIT