Kryeprokurorja Arta Marku u bën thirrje të gjithë prokurorëve që të marrin pjesë nesër në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Marku thekson se nesër do të hidhen themelet e institucionit të parë të ri të drejtësisë, prandaj fton prokurorët që të mos e humbasin këtë shans. Nesër do të zgjidhen gjashtë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në garë për t’u bërë pjesë e këtij organi janë 11 kandidatë; Anila Leka, Antoneta Sevdari, Arben Dollapaj, Arta Marku, Besnik Cani, Besnik Muçi, Dritan Prenci, Gentjan Osmani, Kostaq Beluri, Vate Staka dhe Bujar Sheshi.
Në votim nesër do të marrin pjesë të gjithë prokurorët e Republikës së Shqipërisë për të votuar gjashtë emrat për KLP-në, të cilët e kanë kaluar vettingun. Sipas nenit 149 të kushtetutës KLP përbëhet nga 11 anëtarë
Report Tv ka zbardhur axhendën e ditës së nesërme .
Ndërkohë që një ditë përpara procesit zgjedhor për anëtarët e KLP, ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar përmes një statusi në Facebook. Ambasada kërkon që brenda kësaj jave të ngrihet KLP dhe KLGJ, ndërkohë që thekson se procesi duhet të jetë i lirë dhe transparent.
Deklarata e plotë e Kryeprokurores Arta Marku
Neser eshte nje dite e rendesishme, eshte dita kur ne, me pjesemarrjen tone, me voten tone, do zgjedhim anetaret prokurore te Keshillit te Larte te Prokurorise .
Eshte dita ku ne do ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rendesishem i makinerise se madhe te reformes ne drejtesi dhe qe me krijimin e KLP hyn ne fazen e zbatimit te plote te saj. Ne sot kemi fatin qe me pjesmarrjen dhe voten tone te hedhim te paret themelet i institucionit te pare te ri drejtesise ndaj mos e humbni kete shans per asnje arsye.
Do i hapim rruge krijimit te SPAK-ut, zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat. Le t’u tregojme te gjitheve, popullit qe pret drejtesi, partnereve tane qe na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne ne kete rrugetim te gjate drejt ngritjes dhe konsolidimit te nje drejtesie te re, se ne jemi te pergjegjshem, se ne duam t’i ngreme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tone dhe integrimin e tij.
Prandaj, ju ftoj te gjitheve, te merrni pjese ne mbledhje, jo vetem si nje detyrim ligjor, por si shenje e pergjegjesise se larte. Prandaj ju ftoj te gjitheve te merrni pjese dhe te votojme nen mbikeqyrjen e partnereve te huaj dhe mediave, me transparence maksimale, per t’u treguar te gjitheve se ne duam dhe ne mundemi. Kam besim tek ju.