Ditën e nesërme opozita ka vendosur përshkallëzojë aksionin duke bllokuar akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit.
Ky vendim u mor pas takimit që Basha bëri me aleatët. Në një prononcim për mediat, kreu i PD tha se kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile.
Ja akset që do të bllokohen
Tiranë: Te sheshi “Shqiponja”
Korçë: Në hyrje të qytetit
Elbasan: Në aksin Bradashesh-Elbasan
Milot: Rrethrrotullimi i Milotit
Shkodër: Në hyrje të qytetit
Fier: Tek Ura e Sheqit
Vlorë: Në hyrje të qytetit
Dibër: Në aksin nacional Tiranë-Peshkopi
Kukës: Tek ura në hyrje të qytetit
Durrës: Rrethrrotullimi te Plepat