Opozita do ti rikthehet sërish protestave para Parlamentit, për largimin e qeverisë Rama. Protesta është parashikuar të nisë nesër rreth orës 09:30 përpara Kuvendit.

Ndërkohë policia ka nisur të marrë masat për të forcuar gardhin rrethues të Kuvendit.

Ndryshe nga herën e kaluar është vendosur gardh hekuri dhe bazamentet janë forcuar me beton. “Priten rreth 1500 forca policie të jenë të angazhuar”. Mësohet se gardhi është vendosur nga hyrja e parlamentit deri tek kalaja e Tiranës.

Protesta e 16 marsit pati tension dhe përplasje para parlamentit në një moment kur protestuesit tentuan të thynin kordonin e policisë.

Efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Artikulli paraprakTJETËRSIMI I PRONAVE NË SPILLE, PROKURORIA KËRKON 28 VITE BURGIM PËR 9 ZYRTARËT
Artikulli tjetërNË KËRKIM PËR ZHDUKJEN E 725 MILIONË DOLLARËVE, INDIANO-SHQIPTARËT MASHTRUES NDODHEN NË TIRANË