Ditën e nesërme në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohen një sërë çështjesh. Në axhendën e dërguar medieve, bëhet me dije i gjithë aktiviteti i këtij Samiti të rëndësishëm për vendin tonë dhe rajonin.

Kështu, në orën 09:30 do të bëhet mbërritja e liderave evropianë, ndërsa në orën 10:00 do të firmoset marrëveshja për Roaming. Pas 15 minutash, në 10:15 do të mbërrijë pjesa tjetër e liderave dhe në orën 11:00 do të ketë një seancë plenare, e cila do të shoqërohet me një foto në 11:45.

Në orën 12:45 do të fillojë sërish sesioni i dytë i kësaj seance plenare, ndërsa në orën 14:30 do të ketë edhe një konferencë e përbashkët mes Ramës, Von der Leyen dhe Michel.

Artikulli paraprak“EMIGRANTËT SHQIPTARË NUK PO NDALOJNË”, MEDIA BRITANIKE NGRE ALARMIN
Artikulli tjetër“FINANCIAL TIMES” SHPALL PRESIDENTIN ZELENSKY, NJERIUN E VITIT