Moti do të marrë një kthesë të papritur, duke filluar nga pasditja e sotme. Fundjava do të shoqërohet me reshje thuajse në të gjithë vendin, por në Shkodër pritet të ketë edhe shtrëngata.

Ky është raportimi më i fundit nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEUM), sipas të cilit, edhe temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, deri në 16 gradë në vendet malore.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e shtunë, dt.27) dhe nesër (e diel, dt.28) pritet rrezik “I MODERUAR’’ në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara, pritet nivel “I LARTË’’ në këta qarqe:

Shkodër (Perëndim), Lezhë (Perëndim), Tiranë (Perëndim), Fier (Veri).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.27) në përgjithësi, nuk priten reshje. Vetëm gjatë pasditeve, në zona të kufizuara të qarqeve në lindje mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

Nesër (e diel, dt.28) priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit, ndërsa në qarkun e Shkodrës ato do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 34 °C

në vendet e ulëta: 21 / 38 °C

në vendet malore: 16 / 29 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.27) dhe nesër (e diel, dt.28) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.

Artikulli paraprakLINDA RAMA PËR TOGETHER MAGAZINE: GRATË JANË HEROINAT E KOHËS SONË
Artikulli tjetërTËRMETE TË FUQISHME NË FILIPINE, 8 TË VDEKUR, 60 TË PLAGOSUR