Do të mbahet më 29-30 tetor në Tiranë takimi i 18-të i Stabilizim Asocimit mes Parlamentit shqiptar dhe atij evropian. Ditën e nesërme në orën 15:15-16:30, do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Ndërkohë temat që do të diskutohen midis dy delegacioneve janë:

1. Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit;

2. Liria e medias dhe zgjedhjet;

3. Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi;

4. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

“Të nderuar kolegë,

Në datat 29-30 Tetor, do të mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, i cili do të zhvillohet në ambientet e “Maritim Plaza Hotel”.

Nesër, datë 29 tetor, në orën 15:15-16:30, do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkëdrejtohet nga z. Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe z. Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Gjatë dy ditëve të takimit të dy delegacionet do të diskutojnë dhe ndajmë mendime mbi temat: 1)Sundimi i ligjit; lufta kundër krimit dhe korrupsionit; 2)Liria e medias dhe zgjedhjet;

3) Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; si dhe 4)Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Hapja e takimit do të transmetohet live nga RTSH, prej nga mund të marrin sinjalin edhe TV e tjera, si edhe në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit”, thuhet në njoftimin nga Kuvendi.

Artikulli paraprakBYLYKBASHI: MOSBINDJE CIVILE, S’MUND TË PRANOJMË ZGJEDHJE FARSË QË DIKTOHEN NGA…
Artikulli tjetërKREU I QARKUT SHKODER TAKIM ME DREJTORIN E AKU