Ndonëse kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi anuloi zgjedhjet për kryetar, në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar, Partia Demokratike zyrtare vjen me një reagim.
PD-ja, duke mos njohur vendimin e Bardhit dje në mbledhjen online, njofton anëtarët e saj për zgjedhjet që do të mbahen nesër dhe qendrat e votimit. Këto qendra mësohet se do të jenë të hapura nga ora 8:00 deri në 19:00.
NJOFTIMI I PD
Të nderuar anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë!
Nesër më datë 29.07.2023, zhvillohet procesi i zgjedhjeve për Kryetar të PDSH!
Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në këtë proces mjaft të rëndësishëm për ringritjen e PD.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00.
Ju vendosni të ardhmen e PD dhe të ardhmen e Shqipërisë.