Këto janë pamjet e Shëngjinit në mbrëmje në këto dite gushti.Shetitorja e plazhit dhe lokalet e zones janë të tejmbushur me pushues dhe vizitor.

Disa preferojnë qetësinë e të tjere argëtimin përmes muzikes moderne apo dhe popullore.Por pavarësisht preferencave të ndryshme, pushuesit në Shëngjin thonë se po kalojnë shumë mire në këtë zonë turistike e cila ka mundësi të ndryshme argetimi.Ndotja akustike nuk është aspak shqetësim, pasi kanë ardhur për të pushuar dhe argëtuar tregojnë pushuesit.

Bregdeti i Shëngjinit është kthyer në epiqendren e mijerave pushuesve nga brenda dhe jashtë vendit në këtë sezon turistik, ndërsa me besniket e kësaj zone vijojnë të jenë shqiptaret e Kosovës të cilët edhe këtë vit zënë mbi 70% të numrit të pushuesve.

Artikulli paraprakSHKODËR, HAPET EKSPOZITA “PËRHANSHËM”
Artikulli tjetërFESTA E DIASPORËS NË PENTAR