Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Orleans, ku vendi u trondit nga një sulm i armatosur mbrëmjen e të shtunës, kur dy persona të armatosur qëlluan ndaj njerëzve që ndodheshin në rrugë.

Zhvillimi i ngjarjes u regjistrua rreth orës 22:30, ndërsa momentalisht janë raportuar tre persona të vdekur dhe të paktën 7 të plagosur.

Këta të fundit janë transportuar për në spitalin e qytetit, ndërsa për gjendjen e tyre nuk është raportuar ende asgjë.

Ende nuk bëhen të ditur nga ana policore për detajet në lidhje me personat e armatosur, që organizuan sulmin mbi qytetarët.

Artikulli paraprakE HËNA E NGJESHUR E VETTINGUT, 5 GJYQTARË DHE PROKURORË SOT PARA KOMISIONIT/ EMRAT
Artikulli tjetërITALI, BANDA SHQIPTARE PËRLESHET ME MAROKENËT NË BURGUN E RIMINIT, PLAGOSEN 2 GARDIANË