Një helikopter me pesë persona në u rrëzua në Lumin Lindor, pranë Roosvelt Land në New York-shkruan CNN. Mësohet se dy prej tyre kanë vdekur në vend, ndërsa tre të tjerët u dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe më vonë u raportua se humbën jetën.
Duket se piloti i helikopterit ka shpëtuar dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët. Pas ngjarjes së rëndë ka ndërhyrë menjëherë zjarrfikësja dhe policia. Helikopteri ka rënë rreth orës 19.00 me orën lokale (mesnatë në Shqipëri) Sipas mediave amerikane, në bord ishin të paktën pesë persona: Bilanci flet për 5 të vdekur
Pronari i helikopterit është pjesë e grupit turistik Liberty. Disa dëshmitarë okularë, që kanë postuar video në rrjetet sociale, kanë raportuar se kanë parë një helikopter të kuq të ulej me shpejtësi drejt ujit duke u përplasur, pas një zjarri në anën e prapme të tij. Të menjëhershme kanë qenë ndërhyrjet, me mbërritjen e një flote të vogël anijesh dhe squadra zhytësish.
Në mes ishte një Eurocopter AS350, një helikopter, me një motorr të vetëm e të lehtë që mund të transportojë deri në 6 persona. Nuk dihen shkaqet e aksidentit, të ndodhur në lartësinë e Gracie Mansion, rezidenca zyrtare e kryetarit të bashkisë Grande Mela. Hetimet do zhvillohen nga Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar (National Transportation Safety Board).