Lumi i Vjosës dhe lugina e saj është një ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar patjetër për vitin 2023, sipas sugjerimeve të gazetës më të madhe amerikane The New York Times.

Media amerikane e cilëson lumin e Vjosës me një bukuri të rrallë dhe ekosistem unik. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar artikullin, ndërsa thekson se qeveria këtë pranverë do të shpallë Lumin e Vjosës, Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Europë.

‘Mirëmëngjes dhe me mbretëreshën e lumenjve të Europës në gazetën më të madhe amerikane The New York Times, që sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar me patjetër për vitin 2023, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik dhe me vendimin që do të marrim këtë pranverë e shpallim Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Europë, për ta bërë vitin 2023, vitin e Vjosës, ju uroj një ditë mbarë.’-shkruan Rama.

New York Times shkruan ndër të tjera se realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global ruajtjeje duke ruajtur shtrirjen e vendit me kanione, e cila shkon nga malet Pindus në Greqi deri në detin Adriatik.

Artikulli paraprakMERCEDES BENZ, AUDI APO BMW, JA CILAT MAKINA KANË ZGJEDHUR SHQIPTARËT NË 2022, “KURORËN” E MBAN…
Artikulli tjetërKALOI NGA PARTIA E LIRISË TE PS, REAGON AGRON ÇELA: T’I JAPIM SHANSIN MAZHORANCËS TË DREJTOJË BASHKINË E SHKODRËS