Prestigjozja amerikane “New York Times” ka shkruar për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në një shkrim të publikuar sot nga fotoreporteri Andreë Testa shkruan se është rikthyer në Kosovë pas 20 viteve. “Në fillim kam ardhur në Kosovë rreth 20 vjet më parë. Në vitin 1999, NATO ndërhyri në anën e rebelëve shqiptarë etnikë kundër forcave të Serbisë së Sllobodan Millosheviçit. Kam ardhur për të mbuluar luftën”, shprehet Andreë Testa në shkrimin e tij në “New York Times”.
“Nëse nuk do të ishte për të gjithë ata që dhanë jetën për liri, do të thoja të kthehemi ashtu si ishte më parë” i tha një plak fotografit. Këtij shkrimi në Neë York Times i kanë bashkëngjitur edhe një fotografi të një shtëpie në murin e të cilës janë të pikturuara shqiponja dhe flamuri kombëtar.