Cynthia Haven, vetëm një ditë më parë i ka kushtuar kolonën e saj në New York Times, shkrimtarit Ismail Kadare dhe veprës së tij “E penguara”, perkthyer ne anglisht me titullin “A Girl in Exile.
Ajo thotë ndër të tjera, se komiteti suedez i Nobelit është i vonuar me shkrimtarin e madh, ndërsa bën një pasqyrim të veprës, që mundet sërish të ngjallë shpresa për Nobel, shkruan Opinion.al.
Cynthia Haven
Lexuesit e Ismail Kadaresë janë të çuditur teksa çdo vit komiteti Nobel e anashkalon atë. Autori i parë i rëndësishëm i shqiptarëve është fitues i çmimit “Man Booker International Prize”, “Jerusalem Prize” dhe shumë çmimeve të tjera — çmimi suedez duket i vonuar për mjeshtrin 82-vjeçar. “A Girl in Exile” (E penguara), botuar në shqip në vitin 2009, mund të rindezë shpresat.
Tema e përjetshme e Kadaresë dhe konteksti i shumë prej punëve të tij është diktatura 40-vjeçare e Hoxhës, regjimi grotesk dhe paranojak Stalinist i të cilit shkaktoi mijëra viktima.
Megjithatë “E penguara” që i vendos ngjarjet në vitin 1980, ofron një rrëfim shumë më inkandeshent.
Historia nis thjesht: Një student e arteve I kërkon një dramaturgu të njohur t’I nënshkruajë një libër për miken e saj të largët.
Por nënshkrimi I tij njerëzor do t’I hapë atij një derë që do e çojë në kufijtë e dashurisë, vdekjes, kohës dhe një lloj përsosmërie shkatërruese, që e lë heroin e Kadaresë Rudian Stefa, gjymë të çmendur, duke mërmëritur gjysma frazash në latinisht dhe shqipen e vjetër.
Rudian, i cili shndërrohet në objektin e dëshirave të dy vajzave të reja është një njeri egoist, me karakter të fortë, ndonjëherë i dhunshëm, por i talentuar.
Autoritetet e kishin ndaluar shfaqjen e tij të re,sepse aty shfaqej fantazma e një partizanit të Luftës së Dytë Botërore që merrte në pyetje vrasësit e tij Diktatura e soc-realizmit nuk I lejonte fenomenet mbinatyrore në skenë.
Sigurisht që Rudian u mor në pyetje, në një vend ku marrja në pyetje shoqërohej me dhunë dhe gjak. Po zyrtarët e vunë në shenjestër dramën e tij, jo për lidhjen me studenten e arteve, por më shumë për mikeshën e saj enigmatike “Linda B.,” e cila u vetëvra, duke mbajtur në duar librin me autografin e tij.
Pasioni i Lindës për burrin që nuk e kishte takuar kurrë do ta bëjë të sfidojë vdekjen. Në të njëjtën kohë obsesioni I saj gërshetohet me dëshirën e idealizuar për kryeqytetin, që nga province e largët ku tashmë ajo dhe familja e saj borgjeze ishin persekutuar, për shkak të lidhjeve me monarkinë në të shkuarën.
Të dyja vajzat “bija të socializmit sikurse cilësohen” e zgjidhin trekëndëshin e tyre të dashurisë me një vetmohim surprizues metafizik. Dhe ato nuk i përgjigjen padrejtësisë dhe represionit me rezistencë, por me një mënyrë të re, që e lë lexuesin të mrekulluar dhe që vlerësohet si liri. Me fjalët e Kadaresë ato lëviznin “përtej ligjeve të kësaj bote.”
Kadare ka përdorur në gjuhën shqipe afërsi me klasikët grek, ashtu si dhe në të shkuarën ka përdorur alegorinë dhe mitet për të veshur kuptime dhe për të shmangur censurën.
Ai kthehet sërish tek legjenda e Orfeut për shembull, tek vargu I tij dysh në lirën tradicionale — një thyerje në rrëfimin e Kadaresë, një thyeje që shkakton një zhurmë burokratike në Olimp. Në fund të historisë së tij, Kadare I lejon karakteret të dhunojnë natyrën dhe vdekjen, duke I bërë jehonë hapave të Orfeut.
Euridika, gruaja e Orfeut i tregon atij udhëtimin që I është dashur të bëjë për të mbërritur tek ai, qentë dhe telat me gjemba që gjenden kudo. Është një fund që shkëlqen mbylljen e librit si një flakë në alabastër.