Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, mbretëresha e këngës shqiptare Nexhmije Pagarusha dekorohet me medaljen e “Mirënjohjes” nga President i ShBA-së Donald Trump. Vendimi për dekorimin e ikonës së muzikës shqiptare është marrë nga Shtëpia e Bardhë.
Këtë të diel në ambientet e Akademisë së Arteve në Tiranë i është akorduar çmimi artistes gjakovare, teksa aktiviteti u mbajt pikërisht në ditën e saj të lindjes. Në aktivitet ishin të pranishëm artistë e bashkëpunëtorë të shumtë të këngëtares si dhe personalitete nga të gjitha fushat, mes tyre edhe Presidenti Ilir Meta.
“Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha në moshën 80-vjeçare ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Nexhmije Pagarusha është e njohur për interpretimet e shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera ku mendohet se ka interpretuar mbi 150 këngë. Karrierën muzikore Pagarusha e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.
Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij,
Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme: Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!