E ardhmja e Neymarit tashmë prej disa muajsh është kthyer në objekt diskutimesh brenda Barcelonës.

Megjithëse janë bërë disa deklarata nga drejtuesit e klubit për rinovimin e shpejtë të kontratës së tij, deri tani nuk është bërë shumë në lidhje me këtë çështje. Kjo ka bërë që të ngrihen disa hipoteza, ku ajo për të cilën po flitet më shumë ka të bëjë me financat, kjo edhe për shkak të vështirësive të Barcelonës për të nënshkruar një kontratë sponsorizimi për sezonin e ardhshëm. Tabloidi “The Sun”, shkruan se dilema e kampionëve të Spanjës është të rinovojnë me Neymarin apo të garantojnë shëndetin financiar të klubit. “The Sun” shton se Neymari do të përfitojë me kontratën e re 100 mijë euro në javë, gjë që mund të asfiksojë financat e Barcelonës që në vitet e ardhshme do të përballet edhe me një investim të rëndësishëm siç është ndërtimi i Camp Nou-t të ri. Nga kjo situatë do të kërkojë që të përfitojë Manchester United, që është një prej pretendentëve për blerjen e brazilianit, së bashku me Paris Saint Germain

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET LAZËR QUKAJ I KËRKUAR PËR TENTATIVË VRASJE
Artikulli tjetërKURTI: NË BASHKI KËRKESAT MË TË MËDHA PËR LEJE NDËRTIMI