Rritet më dy muaj të tjerë mosha e daljes në pension duke filluar nga 1 janari 2017.
Të gjitha gratë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë duhet të presin 2 muaj më shumë, ndërsa mosha për burrat nuk ndryshon. Me skemën që ka hyrë në fuqi në 2015-n, mosha e daljes në pension për gratë rritet me dy muaj çdo vit, raporton Shqiptarja.com Kjo do të thotë se gratë nga 1 janari 2017 do të dalin në pension në moshën 60 vjeç e 6 muaj, ndërsa burrat në 65 vjeç.