Dizajnerja nga Austin, Teksas, Nina Berenato, e krijoi këtë bizhuteri, që rrëmbeu vëmendjen. Ajo ka thënë se është një aksesor i veçantë, në një formë të përgjithshme, që përshtatet sipas fytyrës.

Por kujt tjetër ia kemi parë një aksesor të tillë? Në fakt jo vetëm një, por disa vajza të famshme kanë guxuar, si për shembull Megan Thee Stallion dhe Beyoncé. Kjo e fundit, kishte një aksesor të tillë pjesë të ‘look-ut’ në videoklipin e saj ‘Spirit’.

Ndërkohë, ndonëse i pazakontë, ky trend duket se po vjen edhe në Shqipëri. Së fundmi, Tayna u shfaq me të, në videoklipin “Hala”, në bashkëpunim me Ledrin, që u publikua vetëm pak ditë më parë.

Në fakt, mbase ky do të jetë një trend këtë sezon vjeshtë-dimër, ndonëse nuk e dimë sesa prej nesh do të guxonin.

Artikulli paraprakPREJ MUAJSH TË NDARË, MEVLANI KA NJË KËRKESË TË VEÇANTË PËR LEDJANËN
Artikulli tjetërRIKTHEHET “PANAIRI I LIBRIT” NË SHQIPËRI, ZBULOHEN DETAJET E PARA