Nga frika e kontraktimit me Covid-19, një menaxhere izraelite pronash 74-vjeçare, vendosi disa kartëmonedha në një plastikë boshe detergjentësh dhe i vendosi ato në mikrovalë për t’i dezinfektuar.

”Kartëmonedhat me vlerë rreth 3 000 euro (3 300 dollarë) morën flakë, pasi doja të dezinfektoja paratë e qiramarrësve”, shpjegoi ajo në një letër drejtuar bankës.

”Ndihem shumë fajtore sepse nuk janë paratë e mia dhe jam një qytetare e ndershme që nuk kam asgjësuar asnjëherë para”’, thuhej në letër pas dërgimit të mbi 70 kartëmonedhave në bankë.

Departamenti i monedhave më pas ekzaminoi kartëmonedhat dhe gjeti se ato ishin origjinale ndërsa banka vendosi t’i zëvendësonte paratë dhe t’ia kthente gruas.

“Është e vetëkuptueshme që kartëmonedhat në Izrael përmbajnë fije hekuri që mund të ndezin flakën në mikrovalë”, theksoi një funksionar i bankës.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, gjasat për t’u prekur nga koronavirusi nga kartëmonedhat apo monedhat janë shumë të ulëta.

Artikulli paraprakARILENA ARA DHE VERA GRABOCKA BËHEN BASHKË PËR HERË TË PARË PAS DY VITESH!
Artikulli tjetërRRUGA QË U BË “MEME”, FLASIN BANORËT E LAGJES DRAGU: KA QENË KËRKESË E JONA