Kryeministri Eid Rama ka zhvilluar sot takim me sipërmarrësit e sektorit të fasonerisë.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka bërë publik paketën me të cilën do të ndihmohen sipërmarrësit, paketë e cila konsiston që nga garancia sovrane te rimbursimi i TVSH dhe ovedraftet.

Postimi i plotë:

Piramida e Tiranës – Në “Shtëpinë e Biznesit” me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason), për të diskutuar mbi nevojat për transfomimin e mëtejshëm të sektorit, në shembullin e kompanive lider në sektor; masat mbështetëse që do të ndërmarrim për kapërcimin e sfidave të zhvillimit; domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht.

Ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara:
Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie

Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim

Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion.

Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani.

Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”.

Artikulli paraprakMOTI EKSTREM NË BRITANI, TEMPERATURAT SHKOJNË MINUS 13 GRADË
Artikulli tjetërVRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ, MERRET NË PYETJE EKZEKUTORI RUBEN SARAIVA