Një grua humbi jetën ndërsa bashkëshorti dhe katër persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Elbasan-Peqin.
Ata po ktheheshin nga një gëzim familjar, kur u përplasën me një makinë tjetër. Dyshimet janë se shkak u bë shpejtësia.
Rruga e kthimit nga një gëzim familjar përfundoi me mort për një familje nga Korça.
Fatime Braho, 65 vjeçe, humbi jetën në një aksident në aksin Elbasan-Peqin, ndërsa bashkëshorti i saj Gëzim Braho dhe tre të njohur të tjerë që udhëtonin në një makinë mbetën të plagosur.
Burimet thonë se ata po ktheheshin nga një gëzim familjar, kur u përfshinë në aksident në kryqëzimin e Gjoçajt.
Përplasja duket se ka qenë e fortë dhe mjeti tip “Tojota” me të cilën udhëtonin familja Braho dhe Hoxhallari drejt Korçës u përmbys në rrugë.
Në vendngjarje mbërriten tre autoambulanca me të cilat të plagosurit u dërguan në spital, por gruaja mësohet se ndërroi jetë rrugës për pasojë të plagëve.
Të plagosurit e tjerë morën ndihmë mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet shkak për aksidentin, por policia thotë se ende po punon për sqarimin e shkaqeve të përplasjes.
Rrugët u përgjakën edhe në Bilisht. Një 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë.
Fatime Braho-viktima
Gëzim Braho-i plagosur
Ismail Hoxhallari- i plagosur
Florent Hoxhallari- i plagosur
Kristian Hoxhallari- i plagosur
Kamer Beqiri -i plagosur