Aktivistë të shoqërisë civile do të zhvillojnë tryezë diskutimi me temë “Shqipëria në rrezik. Ç’duhet të bëjmë”?, ku i pranishëm do të jetë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha. Tryeza do të nisë në orën 18:00.

Gjendja ekonomike, falimentimi, shpopullimi dhe problemet e tjera sociale do të jenë temat e diskutimit të kësaj tryeze.

Organizatori Altin Goxhaj pohoi në prag të nisjes së aktivitetit se, në gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, përballë një diktature totalitare institucionale, të gjitha pushtetet janë totalisht të kapura nga Partia Shtet e Patronazhistëve duke e kthyer Shqipërinë në periudhën më të errët të kohës së komunizmit.

“Ekonomia po fundoset duke kthyer ditët më të errëta të varfërisë së fundit të komunizmit. Sot shqiptarët janë përballë shtypjes dhe represionit qeveritar nga njëra anë dhe pamundësisë për të përballuar nevojat më bazike të jetesës! Trendi i braktisjes së vendit nga pjesa më aktive e tregut të punës po e zbraz nga dita në ditë territorin e Shqipërisë ndërsa oligarkët e lidhur me pushtetin pasurohen me ritme të frikshme. Ky bashkëbisedim synon pikërisht bashkimin në një tryezë të përbashkët të shqetësimeve dhe propozimeve të pjesës më aktive të nervit shoqëror, të aktivistëve dhe të kritikëve në zë të gjithë këtyre viteve ndaj së Keqes që po mbyt Shqipërinë, për të shkuar drejt një fronti të bashkuar rezistence kombëtare ndaj kësaj Axhende që po zhbën Shqipërinë!

Në këtë takim nuk do flitet për të analizuar jo thjeshtë gjendjen e Shqipërisë, por për të gjetur rrugën drejt koordinimit konkret të rezistencës qytetare me Opozitën për të frenuar dhe ndaluar të Keqen dhe shpëtuar Shqipërinë! Ajo që shpresojmë të arrijmë është krijimi një Fronti të Bashkuar të Rezistencës Kombëtare ndaj Axhendës”, tha Altin Goxhaj.

Artikulli paraprakANULOHET TENDERI 7.2 MLN $ PËR SATELITËT “ALBANIA 1” DHE “ALBANIA 2”: OFERTAT NUK PLOTËSUAN KRITERET!
Artikulli tjetërAKSIDENTI I TMERRSHËM QË SHOI TRE BREZA NË NJË FAMILJE, DËSHMIA RRËQETHËSE E VËLLAIT TË TË MBIJETUARIT