Në ditët e sotme, ka shumë rekomandime të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve në mënyrë korrekte edhe pse shpesh ato janë mjaft të diskutueshme. Por mjekët dhe psikologët vazhdojnë të kryejnë eksperimente të reja, të analizojnë rezultatet dhe pastaj të bëjnë lista të reja rekomandimesh.
Edhe pse fillimisht këto këshilla mund të duken të çuditshme, kur mësoni më shumë rreth detajeve, ato rezultojnë të jenë mjaft të dobishme. Më poshtë, do t’iu paraqesim një listë të gjërave që janë të dëmshme për fëmijët sipas ekspertëve.
1.Gudulisja e fëmijëve
Ndodh shpesh që për të rriturit për t’i bërë fëmijët të qeshin fillojnë t’i gudulisin. Mirëpo, një studiues nga Universiteti i Kalifornisë zbuloi se gudulisja e shumtë nuk është shprehje e kënaqësisë, por thjesht një iluzion i qeshjes së lumtur.
Pra, në një rast të tillë, fëmijët qeshin në mënyrë të pakontrollueshme si rezultat i një refleksi edhe pse në të vërtet nuk e durojnë dot gudulisjen.
2. Vendosja e lodrave në shtratin e foshnjës
Jo të gjithë prindërit e kuptojnë se për një gjumë të mirë, foshnjat kanë nevojë vetëm për një dyshek të mirë, një çarçaf dhe një batanije të vogël në rast se është pak freskët në dhomën e tyre. Dhe ndonjëherë, mund të përdoret edhe një jastëk tepër, pra një i vogël dhe i sheshtë. Sidoqoftë, sipas studimeve, para një moshe të caktuar, fëmijëve nuk u duhen jastëkë.
Gjithashtu, fëmijëve nuk u duhet ndonjë dekorim i veçantë për vendin ku ata flenë sepse lodrat e buta ose lodrat e çfarëdo lloji mund të bëhen problem në çdo moment. Ato mund të zgjojnë fëmijën ose madje mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen nëse ai aksidentalisht e vendos lodrën mbi fytyrë.
3. Përdorimi i një drite nate kur fëmija juaj është në gjumë
Lënia edhe e dritës më të errët në dhomën e një fëmije për tërë natën nuk është gjë e mirë. Hormoni i rritjes që prodhohet ndërsa jeni duke fjetur, prodhohet më mirë nga trupi në errësirë totale.
Tracy Bedrosian, një neurolog në Universitetin Shtetëror të Ohajos, rekomandon që njerëzit që nuk mund të ndalojnë së përdoruri dritën duhet ta zëvendësojnë atë me llojin e duhur të dritës. Eksperimentet treguan se drita jeshile lëviz orën biologjike për rreth 90 minuta dhe
drita blu lëviz orën për rreth 180 minuta, kështu që bëhet shumë më e vështirë të flemë mirë. Drita e kuqe dhe portokalli janë drita e duhur që duhet përdorur. Ato nuk shtypin prodhimin e melatoninës aq sa drita jeshile, e bardha apo bluja, çka dmth se nuk ndikojnë negativisht në orën biologjike.
4. Tundja e foshnjës tuaj
Rritja e një fëmije është tepër e vështirë. Çdo prind është vënë të paktën një herë në një situatë ku e ka vështirë ta vendosi të voglin e tij në gjumë pa e tundur atë. Ndonjëherë, ky proces (tundja) zgjat kaq shumë kohë që nënat dhe baballarët janë lodhur tashmë, por foshnja e tyre ende nuk është.
Mjekët pediatër pretendojnë se është e mundur të shmangni këto probleme nëse mësoni fëmijën tuaj që të ndjekë një orar të gjumit që nga lindja. Kjo do ta shpëtonte edhe të voglin tuaj nga çdo acarim i jashtëm dhe i brendshëm si uria, pelenat e lagura, zhurma, rrobat e pakëndshme dhe gjëra të kësaj natyre. Nëse nuk mund të shmangni shkundjen e tyre, sigurohuni që nuk e bëni atë për një kohë të gjatë dhe lëvizjet tuaja gjatë këtij procesi të jenë sa më të lehta.
5. Fshehja e pasqyrave nga fëmijët për shkak të bestytnive popullore
Ekziston një bestytni popullore që paralajmëron prindërit të mos u tregojnë fëmijëve pasqyra sepse “ata mund të sëmuren”. Ky është një koncept me të vërtetë i çuditshëm thonë pediatrit dhe psikologët nga e gjithë bota.
Doktor Suzy Green, themeluesi i Institutit Positivity, rekomandon që prindërit të luajnë me fëmijët e tyre duke përdorur një pasqyrë sepse ndihmon në zhvillimin e vetëdijes, diçka që është e rrallë në botën e kafshëve. Në mosha të ndryshme, fëmijët kanë reagime të ndryshme ndaj reflektimit të tyre në pasqyrë, por është gjithmonë një përvojë tërheqëse dhe pozitive për ta.
6. Mësimi i fëmijëve se si të përdorin uturakun shumë herët
Përdorimi i uturakut në moshë të vogël është një temë shumë e diskutueshme. Gjëja më e rëndësishme është të mos ndiqni rekomandimet nga njerëzit që nuk janë ekspertë. Mos prisni që fëmija juaj të fillojë të përdor uturakun kur është një ose një vjeç e gjysmë. Në këtë moshë, ai/ajo akoma nuk di si të reagojnë siç duhet ndaj sinjaleve të brendshme të trupit të tyre.
Urologu i fëmijëve, Stephen Hodges thotë, “Herët ose vonë, fëmija do të mësojë të kontrollojë sinjalet e tyre. Kur të ndodh kjo atëherë është koha e duhur për të përdorur uturakun. Fshikëzës i duhen rreth 3 ose 4 vjet për zhvillimin normal. Urinimi lirisht, për shembull, në pelena në të vërtetë ndihmon zhvillimin e fshikëzës.
7. Detyrimi i fëmijëve që të përfundojnë pjatën e tyre
Shumë gjyshe (dhe disa prindër) mërziten vërtet kur fëmijët e tyre nuk duan të përfundojnë ushqimet e tyre. Ata fillojnë të përpiqen t’i bindin fëmijët, duke i “shantazhuar” ose madje duke i “kërcënuar”. Në fund vakti përfundon komplet, duke lënë pas një pjatë të pastër, por të vetmit njerëz që janë të lumtur janë prindërit.
Pak persona e dinë që kjo sjellje kontribuon në zhvillimin e zakoneve të këqija të ushqimit, pasi i pengon të vegjëlit që të mësojnë të kuptojnë trupat e tyre duke e lënë veten që ta tejkalojnë gjithmonë masën me ushqimin.
Përveç kësaj, nuk ka absolutisht asnjë nevojë për t’u dhënë fëmijëve shumë ushqime menjëherë, sepse është punë shumë për sistemin e tyre të tretjes. Ata kanë nevojë për vetëm një vakt dhe një pije.
8. Detyrimi i fëmijëve që t’i ndajnë gjërat me të tjerët
Në moshën 2 vjeç, fëmijët fillojnë ta trajtojnë veten si njerëz dhe gjërat që ata zotërojnë, perceptohen si gjëra që u takojnë atyre. Kjo është arsyeja pse kushdo që dëshiron të marrë diçka nga një fëmijë, trajtohet si një ndërhyrës. Fatkeqësisht, shumë pak prindër e kuptojnë këtë. Nënat dhe baballarët nuk duan që fëmijët e tyre të shihen si njerëz të babëzitur. Kjo është arsyeja pse ata mund t’i detyrojnë ata të ndajnë lodra ose ushqim.
Sidoqoftë, psikologët janë të bindur se duke bërë këtë, ne rritim fëmijë “të bindur”. Ata nuk janë në gjendje të dëgjojnë dëshirat e tyre dhe veprojnë kundër dëshirave të tyre. Në fund të fundit, ata rriten si burra dhe gra që nuk mund të thonë “jo”, edhe kur kjo përgjigj është në interesin e tyre më të mirë.
9. Mbështjellja e fëmijëve me sa më shumë rroba kur duart dhe këmbët e tyre janë të ftohta
Nëse këmbët, duart ose hunda e një fëmije nuk janë shumë të ngrohta, kjo nuk do të thotë që fëmija ka ftohtë. Një gjë e tillë mund të ndodh edhe për shkak të tipareve unike të qarkullimit të gjakut dhe tonit vaskular që ka një fëmijë. Në një rast të tillë është më mirë që këto pjesë të trupit të jenë më të freskëta se pjesa tjetër e trupit.
Temperatura normale e dhomës në dhomën e fëmijëve duhet të jetë midis 68°F dhe 72°F. Në këto kushte, fëmijëve nuk u duhen kapele, çorape ose doreza: lëkura duhet të jetë në gjendje të marrë frymë dhe të ketë kontakt me ajrin.
Sa për njohuri, është shumë më e lehtë dhe më e rrezikshme mbinxehja e trupit të një fëmije, sesa ftohja. Shenjat më të dukshme të mbinxehjes janë një qafë e lagur dhe ngjyra e lëkurës, e cila duhet të jetë rozë e zbehtë në rrethana normale. Nëse lëkura është tepër rozë apo edhe e kuqe, do të thotë që foshnja është shumë e nxehtë dhe se duhet të heqin disa nga rrobat e tyre.
10. Lënia e fëmijëve të ecin zbathur në sipërfaqe të sheshta
Fëmijët fillojnë të ecin mesatarisht rreth moshës një vjeç. Kur kjo ndodh, disa prindër nxitojnë në dyqane për të blerë papuçe me qëllim që fëmijët e tyre të lëvizin nëpër shtëpi, ndërsa disa të tjerë i lejojnë ata të ecin zbathur. Studiuesit ende nuk kanë rënë dakord se cila është mënyra më e mirë, por ata pajtohen se jo të gjitha sipërfaqet janë të mira për të ecur.
Është shumë mirë nëse fëmijët kanë një shans të ecin zbathur në rërë, bar ose guralecë. Por nuk është shumë e dobishme të ecësh në pllaka apo dysheme të sheshta në shtëpi, pasi kjo pengon muskujt e këmbëve të zhvillohen siç duhet, duke mbingarkuar tendinat. Kjo mund të çojë në probleme në zhvillimin e këmbës.