Sapo vjen stina e dimrit rritet edhe frika e banorëvë të Obotit sa i takon përmbytjeve. Uji është kthyer në mysafir të padëshiruar për ta ndaj nga ana e institucioneve vendore kërkohet marrja e masave.

Kreu i njësisë administrative Ana e Malit Arben Ceni kërkon thotë që duhet të zbatohet një plan mirëmenaxhimi në kaskadën e Drinit për shkak se përmbytjet po kthehen në refren të vazhdueshëm.

Askush nuk përgjigjet për demet që u shkaktohen fermerëve.Sipas administratorit Ceni dëmshpërblimi do ti rindezte shpresën banorëvë por realisht nuk po ndodh.

Mundësia e shpëtimit të Obotit nga përmbytjet e përvitshme shihet e ndërlidhur me një projekt të largët, atë të ndërhyrjes në shtratin e Bunës.

Por banorët nuk kanë shpresë se kjo gjë do të realizohet ndonjëherë. Ata të vetmen shpresë për shpëtim e shohin tek gjetja e rrugëve për të shmangur shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

 

Artikulli paraprakJEPET PRETENCA TE KRIMET E RËNDA, 17 VITE BURG PËR EMILJANO SHULLAZIN
Artikulli tjetër“ARREST ME BURG” PËR ENDRIT VEJSIUN