Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla solli në Kuvend 7 propozimet e socialistëve lidhur me ndryshimet në kodin penal lidhur mbrojtjen e të drejtës së autorit, ruajtjen e qetësisë publike, siguria shëndetësore, sigurisë ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje, mbrojtjes së mjedisit dhe kodin elektoral.

Balla tha se është i vetëdijshëm se Meta do i kthejë këto ligje në Kuvend pasi nuk mendon për interesin e shqiptarëve por për atë të opozitës.

Por duket se socialistët kanë vendosur të tërheqin për shqyrtim ligjin që penalizon me 10 vite daljen nga Shqipëria të atyre që kryejnë krime zgjedhore. Nga foltorja e Kuvendit, numri dy i PS-së Taulant Balla tha se ky amendament do të tërhiqet për t’u konsultuar edhe më gjerësisht me opozitën parlamentare.

Të gjitha ligjet e miratuara sot në Kuvendin e Shqipëri

Miratohen me 96 vota pro 7 ndryshimet në Kodin Penal
Miratohet me 96 vota pro projektligji për mbrojtjen civile
Miratohet me 96 vota pro projektligji për mbrojtjen e faunës së egër
Miratohet me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë

Miratohet me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Miratohet me 106 projektligji për marrëveshjen e huasë së Fondit Shqiptar me KFW-në
Miratohet me 84 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligji për koncesionet dhe partneritetin publik privat

Miratohet me 78 pro, 26 kundër, 4 abstenim koncesioni për rrugën Orikum – Llogara
Miratohet me 78 pro, 26 kundër, 4 abstenim koncesioni për rrugën Milot – Balldren
Miratohet me 81 pro, 22 kundër, 3 abstenim projektligji për Akademinë e Shkencave
Miratohet me 96 vota pro, 4 kundër, 7 abstenim projektligji për nismën e qytetarëve (Mund të paraqesin projektligje në Kuvend)

Miratohet me 89 vota pro projektligji për ndryshimet për taksat kombëtare
Miratohet me 107 pro, 1 kundër, 1 abstenim projektvendimi për Rregulloren e Kuvendit
Miratohet me 92 vota pro, 12 kundër, 2 abstenim projektligji për ndryshimet e ligjit për duhanin
Miratohet me 89 vota pro projektligji për asistencën sociale

Shtyhet me kërkesë të opozitës projektvendimi për emërimin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Shtyhet projektligji për ndryshimet për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

Shumica ka miratuar sot projektligjin për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë. Ndihma ekonomike nuk do të ketë më një pagesë tavan prej 8 mijë lekësh, por do të jetë në varësi të nevojave të familjes në skemë. Reforma e re e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë ka hequr kriteret përjashtuese për përfitimin e ndihmës ekonomike përmes sistemit të digjitalizuar.

Me 107 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim është miratuar projektvendimi për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Pas diskutimeve në Komisionin e Ligjeve në javën e fundit, projektligji kaloi duke marrë edhe pjesën më të madhe të votave të opozitës së re.

Kuvendi ka miratuar me 84 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim projektligjin për ndryshimet për koncesionet dhe partneritetin publik privat.Sipas këtij drafti të fundit, që është miratuar ndalohet pranimi i ofertave të pakërkuara për koncesionet, një praktikë që deri tani është ndjekur dhjetëra herë, edhe nga qeveritë e mëparshme.

Kjo është kërkuar me forcë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi ai kufizonte konkurrencën, por drafti i miratuar në Komisionet Parlamentare që në shkurt ishte lënë pezull dhe dukej sikur nuk do të kalonte këtë sesion parlamentar është miratuar sot.

Miratohet me 78 pro, 26 kundër, 4 abstenim projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”.

Miratohet me 78 pro, 26 kundër, 4 abstenim projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”.

Pas dy vitesh pritje janë miratuar dy ligjet e reformës në drejtësi, pasi opozita e re bashkoi votat me PS-në për të bërë kuorumin e nevojshëm, pasi me PD-LSI nuk u arrit konsensusi.

Projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë dhe ai për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratuan me 106 pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Ndryshimi i 22 neneve u bë jo vetëm nga mazhoranca, por edhe me votat e opozitës së re. Pas miratimit të dy ligjeve, KLP-së dhe KLGJ-së do u jepet mundësia të marrin masa disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët.

Me 96 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenim janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal. Për ndryshimet duheshin 84 vota, të cilat shumica nuk i ka, por ishte deputetët e opozitës së re që jo vetëm plotëson numrin, por e kaluan në 96 pro.

Ndërkohë që 11 deputetë ishin kundër dhe 2 abstenuan. Ndryshimet që janë miratuar lidhen mbrojtjen e të drejtës së autorit, ruajtjen e qetësisë publike, sigurinë shëndetësore, sigurinë ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje, mbrojtjen e mjedisit dhe kodin elektoral.

Artikulli paraprakKUVENDI :MIRATOHEN 7 NDRYSHIMET NË KODIN PENAL
Artikulli tjetërSHERR NË LOKAL, PLAGOSET ME THIKË 50-VJEÇARI, NË KËRKIM AUTORI