DURRËS
Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia kishin shtrirë aktivitetin e tyre privat në një sërë fushash në Durrës. Në ortakëri me njëri- tjetrin ata kishin subjektin tregtar ”Bv Auto” që ishte për dhënien e makinave me qera.
Po ashtu ata kishin dhe një pikë Exhgange për transferimin e parave, siguracionet, rimbushjen e telefonisë celulare dhe pagesat e dritave apo ujit.
Veç këtyre Vikor Haxhia ishte avokat i licencuar kurse Besmir Haxhia kishte dhe një biznes karrotrecësh që ndoshta ishte në funksion të makinave që jepte me qera.