Sot do të mblidhet Komitetit Teknik i Ekspertëve, ku priten të merren vendime të reja për uljen e moshës së vaksinimit anti-COVID, që pritet të bëhet deri në 16-vjeç dhe për vaksinimin e fëmijëve +12 që kanë probleme me shëndetin. Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme pritet të diskutohet për detajet e marrjes së dozës së tretë, fillimin e aplikimit tek qytetarët si dhe kriteret e domosdoshme për t’u vaksinuar.

“Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar uljen e fashës së grupmoshës së vaksinimit për adoleshentet plus 16 vjeç. Në diskutim gjithashtu është edhe inokulimi i vaksinës tek fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe marrja e dozës së tretë nga një kategori e veçantë. Të gjitha këto do të diskutohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të japin një përgjigje lidhur me këto rekomandime”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Duke theksuar se në këto kohë covidiane vaksinimi është arma jonë e vetme për të mposhtur pandemisë, Manastirliu tha se të gjitha vaksinat të cilat po qarkullojnë në territorin e Shqipërisë janë të miratuara nga EMA, FDA apo OBSH. Ndërsa ka shuar të gjtiha dyshimet se vaksinat kineze janë të skaduara.

“Të gjitha vaksinat që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë, janë të aprovuara nga strukturat ndërkombëtare, siç janë EMA, FDA ose OBSH, e cila ka certifikuar koronavac. Të gjitha janë të kontrolluara të verifikuara, edhe për afatet e përdorimit të tyre, ndaj i garantoj qytetarëve që vaksinat janë të certifikuara.”, shtoi ajo.

Artikulli paraprakTURQIA KËRCËNON HAPUR GREQINË DHE QIPRON: NËSE BËNI NJË HAP, JEMI GATI TË PËRGJIGJEMI
Artikulli tjetërRRITJE E LEHTË TEMPERATURASH, JA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME