Gjatë spektaklit të djeshëm, teksa po jepej klipi ku Beatrix fliste në dhomën e rrëfimit për mungesën e vëmendjes nga ana e Donaldit ai nisi të qeshë, sepse siç shpjegoi, nuk i merr shumë seriozisht këto ankesa të Beatrix, sepse ajo pëlqen të përkëdhelet.
Pas spektaklit, këngëtarja ka biseduar me Meridianin lidhur me situatën dhe tregoi se aktori nuk e lë të flasë.
“Jam mërzitur më shumë, sepse disa herë që kemi qenë në diskutime, më ka shtrënguar, nuk më ka lënë”, tha këngëtarja. Mesa duket raporti i çiftit më të përfolur të këtij spektakli është në krizë dhe nuk i dihet si do rrjedhin gjërat më tej.