Zbulohen emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë në disa shtete, të propozuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është propozuar për Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj.

Ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati është kandidat për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo rezident.

Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit, rezident.

Adia Sakiqi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.

Zhaklina Peto, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

Artikulli paraprakSHKRIRJA E BORDIT TË KARBURANTEVE, KONFIDUSTRIA: NUK PRITET TË SJELLË ULJE TË ÇMIMIT TË HIDROKARBUREVE
Artikulli tjetërGAZMENT BARDHI I QUAJTI GRUP PARAMILITAR MILITANTËT QË OFENDUAN DEPUTETËT, ALIBEAJ: E KA QËNDRIM EMOCIONAL