Kontolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka audituar katër degë të Theasrit në drejtoritë e Vlorës, Shkodrës, Fierit dhe Lezhës ku duket se ka konstatuar të njëjtat problematika duke nisur nga pajisjet e amortizuara, tek sistemet e dyta të sigurimit të energjisë përmes gjeneratorëve të dalë jashtë funksionit.
Në raportin e bërë publik lidhur me sistemet e Teknologjisë së Informacioni në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, KLSH merr në analizë një sërë elementësh duke prekur edhe pjesën e degëve të Thesarit. “Një nga problematikat e shpeshta të hasura në degët e thesarit nëpër rrethe është amortizimi i pajisjeve PC, printer/skaner etj.
Nga verifikimi në terren në 4 degë rajonale (Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë) në të cilat ofrohet shërbim për institucionet përkatëse sipas zonave, u konstatua se: Dega e thesarit Vlorë përmbledh Bashkitë: Vlorë, Selenicë dhe Himarë dhe përpunon 50 institucione buxhetore. Godina ku është e lokalizuar dega së thesarit është në pronësi të shtetit.
Shpenzimet që kryente Dega ishin blerje të vogla kancelari, etj, ndërsa shpenzime për investime mbuloheshin nga MFE, përfshirë këtu edhe furnizimin me pajisje kompjuterike dhe aksesorët e tyre TIK” nënvizojnë Financat.
Në degën e Vlorës auditimi konstatoi se ka mungesë UPS për rastet e luhatjes apo ndërprerjes së energjisë, gjeneratori ka kohë i dalë jashtë funksioni, godina ku ndodhet dega e thesarit ka ndërprerje të vazhdushme të energjisë, pajisjet janë të amortizuara ndërsa pajisjet e reja të pa vëna në punë.
Dega e Fierit e cila ërmbledh Bashkitë: Fier, Roskovec dhe Patos dhe përpunon 47 institucione buxhetore ka të njëjtat problematika me përjashtim të faktit që disponon një UPS. Gjithsesi sipas KLSH dega ka mungesë në staf.
Drejtoria e Lezhës përmbledh Bashkinë Lezhë dhe përpunon 32 institucione buxhetore. Ajo vuan të njëjtën problematikë në pajisje ndëkrohë që ndërprerjet e energjisë ndikojnë edhe tek ndërpreja shërbimit.
Në drejtorinë e Shkodrës përmbledh Bashkitë: Shkodër dhe Vau i Dejës dhe përpunon 56 institucione buxhetore dhe paraqiti të njëjtat problematika si tre të tjerat.
Në finale KLSH ka kërkuar që Ministria e Financave dhe AKSHI të marrin masa për pajisjen dhe standardizimin e infrastrukturës IT të degëve të thesarit, me qëllim sigurimin e kushteve optimale për ofrimin e shërbimit dhe mbarëvajtjen e punës pa ndërprerje