Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama bashkë me iniciativën edhe të bashkëshortes së tij Linda Rama, ka shtruar një darkë iftari.

Kreu i qeverisë ka ndarë një foto album nga darka e iftarit. Të pranishëm në tryezën e shtruar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ishin drejtues të besimeve fetare në vend, ministra, deputetë, diplomatë të huaj, drejtues institucionesh, artistë, sportistë, mjekë e policë.

“MIRËMËNGJESI dhe me FotoAlbumin e mbrëmjes së djeshme nga sofra tradicionale e iftarit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shihet mes të ftuarve, ndërsa nuk ka munguar as Gramoz Ruçi.

Artikulli paraprakMILIONA NJERËZ SHIJOJNË EKLIPSIN NË AMERIKËN E VERIUT, PAMJET MAHNITËSE PËRMES FOTOVE! HËNA ‘GLLABËRON’ DIELLIN
Artikulli tjetërLËVIZTE ME AUTOMJET TË VJEDHUR NË ITALI, NISIN HETIMET PËR 38-VJEÇARIN NGA SHKODRA