Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me krerët e degëve të PD. Primaret për zgjedhjet vendore dhe votimi i simpatizantëve, si dhe protestat kanë qenë në fokus të takimit. Pasi ka folur për organizimin, Berisha tha se cilido që kërkon të provohet nga simpatizantët, anëtarët, shoqëria civile etj është i mirëpritur. Ai tha se duhet të bëjmë gjithçka që të jetë një histori suksesi.

“Shpreh kënaqësinë që takohemi sonte në këtë mbledhje pune shumë të rëndësishme. Rendin e ditës e keni të qartë sa ç’e kam dhe unë vetë.
Dy janë çështjet më themelore të PD-së për vete dhe Shqipërinë, primaret dhe protestat. Unë kam bindjen se nga mëngjesi deri në darkë, shumica e atyre që takoni ju pyesin ku i keni protestat, pse nuk po dilni, pse i shtytë dhe ata kanë të drejtë.
Por nga ana tjetër ne vijmë si një forcë politike që kemi premtuar ndryshimin dhe konkretizojmë në këtë periudhë, një hop të madh cilësor në ndryshim, zbatimi i primareve në zgjedhjen e qytetarëve të parë dhe këshilltarëve se po gjejmë formulën dhe për këshilltarët në mënyrë që zotimin solemn tonin ta shndërrojmë në realitet me gjithë vështirësitë, me gjithë objeksionet që mund të kemi, por me bindjen më të thellë. Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe po të kemi parasysh se si në këtë vend vota u përjashtua nga partitë dhe shoqëria, rikthimi i saj është vendimtar për të ardhmen tonë, për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, për të ardhmen e Shqipërisë”.

“Për një gjë ndjehemi bashkërisht të lehtësuar, kjo parti nga dhjetori gjer sot ka votuar më shumë se kurrë dhe kemi bërë shumë mirë dhe prapë nuk do të reshtim së konsoloduari përpjekjet për të konsoliduar votën dhe vullnetin e lirë si shprehja e vullnetit të anëtarëve dhe mbështetësve tanë. Është zgjedhur, kryesia ka diskutuar gjerësisht për rregulloren e primareve. Natyrisht përgjegjësia kryesore shkon te seksionet dhe ky është zhvillimit tjetër i decentralizimit, i besimit që tregojmë për kryetarët, sekretarët dhe anëtarët e seksioneve. Atyre seksioni i organizimit do t’u ndajë listat, do të jenë me dokumente zyrtare se ka pasur diskutime, jo me aplikacione, tani do jenë listat zyrtare, mbi të cilat seksionet do të përcaktojnë simpatizantët dhe janë të mirëpritur të votojnë, cilido që mendon. Në këto primare ne jemi të hapur për çdo anëtar dhe simpatizant të PD-së të kandidojë”.

“Cilido që mendon se ja këto janë si për vete, jo për anëtarët, janë dhe për simpatizantët. Janë të lirë të vijnë të votojnë bashkë me anëtarësinë tonë. Kemi bërë një hap të madh të vërtetë. Nuk ofrojmë diçka të kontrolluar as nga kryetari i degës, një praktikë të vërtetë, cilido që kërkon të provohet është i mirëpritur, anëtar i shoqërisë civile, botës akademike, cilido nga diaspora që dëshiron të kandidojë, që plotëson kushtet natyrisht është i mirëpritur. Duhet të bëjmë gjithçka që të jetë një proces i suksesshëm. Kam besim në përgjegjësinë tuaj, në përkushtimin tuaj se ju së bashku me anëtarët do t’i shndërroni primaret në një histori suksesi. Është bërë një lloj kalendari për to dhe mbi bazën e atij kalendari do ecet. Për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do përpiqemi t’i përshpejtojmë. E lëshuam sot makinerinë, nesër pasnesër do punojmë si t’i përshpejtojmë këto bashkitë e mëdha dhe me të tjerat dora-dorës”, tha Berisha.

Artikulli paraprakUNIVERSITETET E SHQIPËRISË NDËR TË FUNDIT NË EUROPË, KU RENDITEN
Artikulli tjetërLUFTA NË UKRAINË, BE JEP 175 MILIONË EURO PËR STREHIMORE TË PËRKOHSHME NË SEZONIN E DIMRIT