Teksa na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një protokoll që duhet të zbatohet gjatë procesit zgjedhor.

Sipas këtij protokolli, ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje e personave pozitivë me COVID-19, ndërsa duhet të rrinë të izoluar, apo të atyre që kanë simptoma të virusit.

Mes të tjerash MSH-ja ngarkon KQZ-në për zbatimin e një sërë masave dhe kushteve në qendrat e votimeve, të cilat duhet me doemos që të jenë kati i parë, dhe të kenë hyrje dhe dalje të veçanta.

Përveç maskës, që tashmë është e detyruar, qytetarët do të duhet të respektojnë distancimin si dhe të mbajnë një largësi nga votuesit rreth 1.5 metra.

1163-11MSHMS-Protokoll-lidhur-me-masat-anti-covid-19-gjate-procesit-zgjedhor-dhe-dites-se-votimeve

Artikulli paraprakCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT: 6 HUMBJE JETE DHE 430 TË SHËRUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërSURPRIZA E SONDAZHIT RAJONAL NË SHKODËR DHE LEZHË, PS DHE PD RUAJNË KUOTAT, ULDEDAJ I BD SIGURON MANDATIN