I njëjti protokoll i ndjekur si në vitin 2017. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar, pas betimit te presidenti Ilir Meta, vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe më pas iu drejtuan Kryeministrisë.

Rama dhe ministrat, teksa mbanin të gjithë dosje të kuqe në dorë, pritën në semaforë, duke respektuar kështu sinjalistikën, ndërsa bënë edhe foton e parë zyrtare të qeverisë, para Kryeministrisë.

Fill pas fotos zyrtare, kabineti i ri qeveritar u fut në Kryeministri, ku do të mbahet edhe mbledhja e parë e qeverisë.

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakFRANCA VAKSINON MBI 50 MILIONË QYTETARË
Artikulli tjetërRAMA: QEVERIA KA KOD ETIK, DUHET ANEKS PLOTËSUES! S’KA UDHËTIME NË ‘BIZNES CLAS’, PLAZH NË BREGDETET E BOTËS APO DARKA NË RESTORANTE NË DITËT E PUNË