Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bashkëbiseduar me emigrantët nga Londra duke udhëtuar në avion nga Rinasi në Kukës.

Rama gjen rastin të bëjë humor me një emigrant duke i thënë se tashmë që po e sjell me avion në Kukës, do të votojë padiskutim PD-në.

Emigranti i thotë se kryeministri ka bërë një gjë shumë të bukur dhe e mbajti premtimin.

Nga ana tjetër Rama është përpjekur të vendosë rregull në avion duke mos lejuar asnjë prej pasagjerëve të qëndrojë çift në vende, por të ndahen secili.

BASHKËBISEDIMI MES RAMËS DHE EMIGRANTËVE

EDI RAMA: Për Kukës ëë, po si shpjegohet u bë aeroporti.

EMIGRANTI: Na e bëre, na e bëre, u pa puna.

U pa puna ëëë, do votosh PD tani se nuk ke ku shkon padiskutim.

EMIGRANTI: Gjënë e bukur e bëre. Premtimin e mbajte.

EDI RAMA: Fjalën s’ta dhashë ty, se t’i ske besuar ti je në rregull. E solla, e solla.

EMIGRANTI: E mbajte premtimin.

EDI RAMA: Mos rrini dy veta afër mo vlla, e kemi me vende të ndarta, ju dy çunat aty, se po bëhem edhe unë tani, rri andej ti. Rri në një rresht bosh. E sheh.

Artikulli paraprakSHKODËR, “MARSEY UNDERWEAR” HAP SHOWROOM-IN E DYTË
Artikulli tjetërNGA RINASI NË KUKËS, AVIONI I PARË PREK PISTËN NË AEROPORTIN ‘ZAYED, FLATRAT E VERIUT’, RAMA ULET ME EMIGRANTËT NGA LONDRA