Rragami, ky vend, mrekulli e natyrës dhe Zotit që gjendet vetëm 13 km larg qytetit të Shkodrës ka marrë një hov zhvillimi 3 vitet e fundit. Falë dëshirës për të zhvilluar këtë zonë, banorët dhe jo vetmë kanë promovuar këtë pikë turistike, dukë bërë që sot të tërheqë me mijëra turistë përgjatë gjithë vitit. Ndërkohë që listës së shërbimeve në këtë zonë, tashmë I shtohet edhe udhëtimi me varkë. Amortizimi I rrugës së Komanit, nxiti sipërmarrësit në këtë zonë të krijojnë një linjë ujore për transportin e turistëve që duan të vizitojnë edhe Komanin dhe lumin e Shales. Titi Ahmataj, sipërmarrës në Rragam dhe ideator I kësaj linje ujore tregon se si lindi ideja për të sjellë një risi të tillë.
Ndërkohë që pozitive ky transport përmes varkave shihet edhe nga menaxherët e biznesve në zonë, turistët e të cilëve e kanë më të lehtë mbërritjen në destinacion.
Udhëtimi me varkë per ne Koman zgjat rreth 60 minuta, ndërkohë që pamja që të ofrohet gjatë lundimit është e jashtëzakonshme. Vizita mund të përqëndrohet edhe në ishujt përreth të cilët kanë histori qindravjeçare. Po ashtu edhe në lumin e Shalës, pasi tashmë udhëtimi përgjatë rrugës tokësore është totalisht I panevojshëm. “Mjelma 1” është çdo ditë në dispozicion të grupeve të ndryshme të turistëve, për një eksperiencë të pakrahasueshme.