Sali Berisha vijon sulmet ndaj Enkelejd Alibeajt se është i lidhur me kryeministrin Edi Rama. Nga Selenica, Berisha tha se Rama po ndjek të njëjtën rrugë si me Bashën, të cilën sipas tij e mbante peng me dosjen e financimit rus ndërsa Alibeajn e mban me krimet e të vëllait.

“Zhvillimet e fundit treguan se ata të cilëve që ne u dhamë besimin, nuk merituan kurrë besimin tonë, ata shkelmuan mbi besimin tonë. Janë në lidhje krimi me Edi Ramën. Janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut. Unë ju garantoj ju, se ata nuk shijuan dot kurrë prej tyre.

Afera McGonigal tregoi qartë se çfarë tmerri ka Edi Rama ndaj opozitës. Çfarë dallimi ka Rama nga babai i tij që firmoste varjen e Havzi Nelës? Edi Rama, ndaj kundërshtarëve ka po armiqësi sa ai. Ndaj kontrakton vrasës me pagesë. Kryezbuluesin e SHBA-së. Merr peng Lulzim Bravën, me dosjen e larjes së parave. Merr peng Enkelejd Alibashën me krimet e vëllait dhe të vetes së tij. Ne jemi këtu, për të qëndruar deri në fund. Krimi nuk do na mposhtë ne, ne do mposhtim Edi Ramën”, tha Berisha.

Artikulli paraprakPRESIDENTI I REPUBLIKËS PRET DELEGACIONIN ME KRYETARË TË KOMUNAVE ARBËRESHE
Artikulli tjetërTAKIMI NË OHËR, KURTI ZBULON DETAJET: VUÇIÇ REFUZOI OFERTËN TIME BUJARE PËR…