L .P, 19 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Drejtorise së Policisë Vendore Shkodër në lagjen « Qemal Stafa » qyteti Shkodër,

me një qese plastike të tejdukshme, ku brenda të cilës kishte lëndë narkotike Mariuanë, ku pas peshimit rezultoi të jenë 10 (dhjetë) gram, e cila u sekuetrua në cilësinë e provës materiale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, neni 283 i Kodit Penal.
2.Filloj Proçedimi Penal në gjëndje të lirë pë shtetasit :
• L. P. 14 vjeç, banues në Shkodër.
• E. S. 15 vjeç, banues në Shkodër.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse në shkollen 9-vjeçare « Ndoc Mazi », nga personeli i kësaj shkolle është konstatuar se shtetasi L. P. mbante një qese celefoni me lëndë narkotike Canabis Sativa, ku për rastin në fjalë menjëherë kanë njoftuar shërbimet e Drejtorise Vendore Policisë Shkodër, të cilët e kanë kapur shtetasin L. P. në ambjentet e shkollës dhe kanë bërë shoqërimin e tij së bashku me qesen e dyshuar me lendë narkotike, ku pas peshimit rezultoi të jetë 1 (një) gram. Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. P. lëndën narkotike të dyshuar si Canabis Sativa të sipërpëmendur e kishte siguruar nga shtetasi E. S. i cili u kap nga ana e policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij në Shkodër, i është gjetur dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale një të lendës narkotike Canabis Sativa, 1.4 (një pikë katër) gram. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, neni 283 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 16.11.2015
Artikulli tjetërLAMTUMIRE “QEMAL STAFA”, ME NJË BARAZIM 2-2 ME GJEORGJINË