Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas takimit të zhvilluar me të dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Alibeaj tha se në fokus të bisedimeve ishin edhe përgatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve.

“Theksova refuzimin e qeverise për të adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare. E sigurova zotin Escobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka thënë Alibeaj.

Artikulli paraprak10 QYTETET MË TË SHTRENJTA PËR TË JETUAR NË BOTË NË 2022
Artikulli tjetërZGJEDHJET VENDORE TË 14 MAJIT, KANDIDATI I ALIBEAJT PËR MIRDITËN TËRHIQET NGA GARA