Nga Shqipëria në Kosovë, kapen 2 milionë Euro të falsifikuara

Miliona Euro të falsifikuara janë kapur në kufirin doganor mes Shqipërisë e Kosovës mesditën e sotme. Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Sipas kësaj të fundit, sapo makina TAXI kaloi palën shqiptare, në kontrollin kosovar u gjetën 2 milionë Euro false. Kartëmonedhat ishin me prerje 500, 200, 100 dhe 50 Euro të paketuara dhe të fshehura në automjet. Drejtuesi i mjetit B.D 45 vjeç dhe një shtetas nga Kameruni me leje qëndrimi në Francë, F.B 37 vjeç u arrestuan dhe po merren në pyetje. Policia gjeti gjithashtu edhe 2733 copë letër e bardhë që do të përdorej për falsifikimin e 500 eurove të tjera. Nga numërimi i kartëmonedhave false, rezulton se në total kanë qenë 2.131.00 Euro.

Artikulli paraprakOPOZITA LETËR KQZ:NUK REGJISTROHEMI PËR ZGJEDHJET PA QEVERI TEKNIKE
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE E KOKAINËS NË ITALI